You are here
Home > Futboll Bota > Përse Mesi? E quajtën “alien” më kot, pasimin e magjishëm e dha shqiptari Toma (VIDEO)

Përse Mesi? E quajtën “alien” më kot, pasimin e magjishëm e dha shqiptari Toma (VIDEO)

Gjithmonë është e gjitha çështje emri dhe afirmimi. Njerëzit më të njohur në gjithë botën, pasi e arrijnë majën dhe kulmin e tyre, më pas duhet vetëm të shohin pamjen e mrekullueshme që ofrohet prej andej, në disa raste edhe pa bërë asgjë më shumë.

Në botën e futbollit jemi dëshmitar të shumë rasteve, kur Mesi dhe Ronaldo thjeshtë shtyjnë topin në rrjetë, ndërsa etiketimet për t’i nxjerrë si jashtëtokësorë janë gati nga mediat sportive. Megjithëse lojtarë të tjerë mund të thyejnë ligjet e fizikës dhe futbollit, por vëndet janë ezuaruar për të ashtuquajtur “alienë”.

Kështu edhe në ndeshjen e djeshme, atje ku Barcelona fitoi ndaj Getafes me rezultatin 1-2. Një pasim i Mesit që nxorri huq katër kundërshtarë, u komentua si një veprim që nuk e kishte një të dytë sipas spanjollëve. Mirëpo, e vërteta është tjetër, pasi i magjishmi shqiptar, Bastien Toma ka dhuruar një perlë edhe më të bukur.

Pasimi i tij perfekt që do të finalizohej nga Ermir Lenjani te Sioni, do të ishte nga një largësi më e madhe, teksa do të surpizonte gjithë kundërshtarët. Një ngjashmëri e frikshme, vetëm se në një rast kemi të bëjmë me një alien, e në tjetrin me një…tokësor. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top