You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Përse luajmë ndaj modestëve të Malta? Bushi i jep përgjigje: Kështu na quajnë edhe në të tjerët

Përse luajmë ndaj modestëve të Malta? Bushi i jep përgjigje: Kështu na quajnë edhe në të tjerët

Shqipëria U-21 do të zhvillojë dy takime në miqësoret e nëntorit, teksa do të përballet me Maltën. Shumë prej gazetarëve dhe ambientit sportiv në Shqipëri, i cilësojnë këto përballje si të panevojshme, duke parë emrin e kundërshtarit.

E megjithatë, në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, Alban Bushi ka vënë theksin në faktin se edhe për rivalët e tjerë europian, kuqezinjtë cilësohen në një nivel të tillë. Trajneri i Shqipërisë U-21 ka folur gjithashtu edhe për afrimet e reja në këtë grup lojtarësh, apo futbollistët që mund t’i shërbejnë Panuçit.

“Malta kundërshtar modest? Kështu na cilësojnë edhe në kundërshtarët, si një kundërshtar modest. Nuk kemi listë të zgjeruar, por vetëm prej 22 lojtarësh, 90% e listës kjo është. Ekipi kombëtar e ka derën e hapur dhe kush tregon se ka dëshirë do ta vlerësojm dhe pse jo ta marrim, teksa po ndërtojmë bazat e ekipit kombëtar.

E di Panuçi se kë lojtar merr dhe kë nuk merr, këto janë lojtarë cilësor, unë i kam patur për kohë të gjatë në ekipin tim, siç është rasti i Seferit ku po shënon gol cdo javë, janë të rinjë dhe e kanë karrierën përpara. Ndërsa trajneri e di më mirë se çfarë gjëndje ata kanë.

Për momentin unë e kam mendjen tek lojtarët dhe tek sfidat e rradhës. Jam i kënaqur me ekipin, na mungon një sulmus i mirë si Vrioni që është tek ekipi i parë. Kemi edhe rastin e Hebajt që nuk ka minuta. Jemi gjithashtu në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Xhemali është lojtar i prespektivës, dhe pse nuk ka shumë minuta te ekipi ku luan në Serbi. Nuk kemi absolutisht asnjë mbrotës të majtë, u detyruam ta marrim për të parë gjithashtu edhe gjëndjen e tij.

Në sfidat e fundit e kemi dominuar kundërshtarin dhe pse nuk kemi marrë pikë, por gjithsesi duhet të përmirsohemi nga gabimet që kemi bërë edhe ne si staf. Faktor ka qenë mosha e vogël dhe mungesa e ekspreicës dhe kjo gjë ka ndikuar shumë. Lojtarët tanë nuk kanë pasur minuta në këmbë ndryshe nga lojtarët kundërshtar”, u shpreh Bushi. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top