You are here
Home > Futboll Bota > Për sulmuesin serb, rivalët tallen me Liverpulin: Ishte një elektriçist dhe punonte në ushqimore

Për sulmuesin serb, rivalët tallen me Liverpulin: Ishte një elektriçist dhe punonte në ushqimore

Milan Pavkov ishte makthi i Liverpulit në takimin e kësaj jave ndaj Crevena Zvezdës, teksa sulmuesi serb arriti të shënonte dy golat e vetëm të takimit.

Sigurisht, fati e ndihmoi jo pak, pasi edhe vetë futbollisti nuk e priste një takim të tillë, ndoshta as në ëndrrën më të çmendur. Ky rezultat ka mjaftuar që në Angli të nisë zhurma sa i përket ndeshjes së zhvilluar, ndërsa rivalët e përjetshëm të Everton e dinë mënyrën sesi ta shfrytëzojnë këtë rast.

Me Liverpulin e Klopit nuk para të vijnë mundësi të tilla, ndërsa me disa postime në rrjetet sociale tifozët e Evertonit tentojnë të ulin figurën e Liverpulit, me autorin e golave të Crevena Zvezdës: “Ky ishte Milan Pavkov, një elektriçist dhe gjithashtu punon në dyqanin ushqimor të babait të tij”, ishte kryefjala e tifozëve të Evertonit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top