You are here
Home > Futboll Bota > Pengu i madh i Gjimshitit, trajneri i Atalantës: Mëkat! Finalen e humbëm nga ajo korne

Pengu i madh i Gjimshitit, trajneri i Atalantës: Mëkat! Finalen e humbëm nga ajo korne

Lacio fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Atalantës në finalen e Kupës së Italisë. E gjithë ndeshja u vendos pas realizimit të Milinkoviç-Saviç, që pasi iu shkëput bukur Berat Gjimshitit, hapi rrugën e fitores. Kur i gjithë ekipi nga Bergamo u hodh përpara në sulm për të barazuar rezultatin, atje erdhi edhe realizimi i dytë i Koreas.

Padyshim që kjo do të jetë një mbrëmje e vështirë për Berat Gjimshitin, me episodin që vendosi fatin e një finale. Në këtë mendim është edhe trajneri Gasperini, që në fundin e përballjes u shpreh: “Mëkat, por finalet të tilla janë. Momenti vendimtar ishte në pjesën e dytë, nga ajo korne e kemi humbur takimin dhe nuk arritëm asnjëherë të rikuperonim. E nisim me shumë energji dhe kishim raste të jashtëzakonshme për të shënuar. Por pastaj vuajtëm presionin dhe fuqinë e Lacios”, ka thënë Gasperini. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top