You are here
Home > Futboll Bota > Pas serbëve e kanë rradhën tifozët e kaltër, në Francë dalin nga binarët dhe sulmojnë autobuzin e Lacios

Pas serbëve e kanë rradhën tifozët e kaltër, në Francë dalin nga binarët dhe sulmojnë autobuzin e Lacios

Ditën e djeshme skuadra italiane e Lacios, ku është pjesë edhe gardiani kuqezi Thomas Strakosha, ka arritur të marrë një fitore me shumë vlerë në transfertë, kundër ekipit të Marsejës. Në mbrëmje është raportuar se kanë ndodhur icidente midis dy tifozerive, asajt laciale dhe marsejeze.

Në rrugët e qytetit francez, në mbrëmje ka patur shumë incidente, pasi përleshja midis dy tifozerive mendohet se ka lënë edhe të plagosur. Ajo çka ra në sy, është se mbrëmë ishte sulmuar edhe autobuzi i ekipit të Lacios, nga ultrasit e Marsejës. Në vido duket qartë se si autobuzi i të kaltërve sulmohet nga huliganët francez me gurë dhe mjete pyroteknike, duke vënë në rrezik jetën e lojtarëve. Kujtojmë që gjatë takimit midis Cervena Zvesdës kundër PSG përpara disa javësh, ka patur një tjetër incident, ku ultrasit e Olimpikut të Marsejës sulmuan një lokal në Beograd dhe kishin “provokuar” serbët me simbolin e shqiponjës.

Kujtojmë që ekipi italian I Lacios arriti të mposhte Marsejën me rezultatin 1-3, në sfidën e vlefshme për grupet e “Europa Ligë”, duke marrë 3 pikë shumë të vyera në raundi pasardhës. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top