You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Partizani mban hapur kualifikimin me Karabak, Asani është kalibër tjetër dhe fati nuk buzëqesh

Partizani mban hapur kualifikimin me Karabak, Asani është kalibër tjetër dhe fati nuk buzëqesh

Partizani është ndeshur me Karabakun, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e “Champions League”. Flitet për turin e parë të këtij kompeticioni, ndërsa të kuqtë arritën të merrnin një barazim pa gola, për të mbajtur të hapur historinë e kualifikimit.

Por objektivi nuk është i lehtë, pasi flitet për një ekip si Karabaku që ka histori me pjesëmarrjet në grupet  e “Champions League” dhe “Europa League”. Miqtë kanë dominuar gjatë gjithë 45 minutave të para, ndërsa e vetmja gjë e bukur në këtë fragment ka qënë Jasir Asani. Ky i fundit ishte i vetmi që me driblimet e tij ka shtytur përpara ekipin e Partizanit, për ta risjellë në qendër të vëmendjes çështjen e afrimit te Kombëtarja.

Pjesa e dytë ka nisur me shkëndijën e madhe nga vendasit, teksa Belica ka kapur traversën, ndërsa Çinari flirtoi me golin duke i shkuar shumë pranë. Disa numra të tjerë spektakli erdhën nga Asani, por pa mndur të ndryshojnë fatin e takimit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top