You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Partizani eliminohet nga Champions, faji i goglave dhe pengu për Solomon

Partizani eliminohet nga Champions, faji i goglave dhe pengu për Solomon

Partizani është eliminuar nga “Champions League”, pas humbjes me rezultatin 2-0 ndaj Karabak. Kjo ka mjaftuar që të kuqtë të largohen nga ky turne dhe të kalojnë në turin e dytë të Europa League.

Megjithatë sinjale pozitive ka nga ekipi i drejtuar nga trajneri italian, Lerda, pasi flitet për një kundërshtar të nivelit të lartë. Goglat ndikuan jo pak për këtë eliminim të menjëhershëm, ndërsa mundësinë për një befasi të madhe e kishte Solomon. Lojtari i Partizanit nuk ka mundur të shtyj topin drejt rrjetës i vetëm përballë portierit, ndërsa shifrat do të kalonin në 1-1 dhe të kuqtë avanconin më tej. Goli i dytë i Karabak erdhi në minutën e 93, atëherë kur miqtë ishin hedhur të gjithë përpara. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top