You are here
Home > Kombëtarja > Para një sezoni do të iknin vetë në shtëpi, skuadra shqiptare përballë hirushes së “Champions League”

Para një sezoni do të iknin vetë në shtëpi, skuadra shqiptare përballë hirushes së “Champions League”

Gjatë ditës së sotme është hedhur shortin për turin e tretë të “Champions League”. PAOK është njohur me skuadrën që do të përballet dhe ishte një nga më të vështirat e mundshme.

Bëhet fjalë për Ajaksin, “hirushen” e kompeticionit të shkuar që mbërriti deri në gjysmëfinalen e këtij turneu. Nëse kjo ndeshje do të ishte luajtur pikërisht në atë sezon, skuadra e Ergys Kaçes dhe Enea Mihajt do të ishte larguar vetë nga “Champions League”.

Por shanset e skuadrës greke janë vërtet të larta, pasi nga Ajaksi ka pasur shumë largime në merkaton e verës. Disa prej talenteve më të rëndësishme janë transferuar në skuadra të mëdha europiane, ndërsa i fundit ishte De Ligt te Juventusi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top