You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Panuçi flet pas shortit: Nuk iu interesojnë lojtarët, mua më duhen për të bërë “luftën e historisë”

Panuçi flet pas shortit: Nuk iu interesojnë lojtarët, mua më duhen për të bërë “luftën e historisë”

Shqipëria i ka mësuar kundërshtarët e saj për kualifikueset e Europianit, teksa do të ketë një provë zjarri me Francën, Islandën dhe Turqinë, ndërsa Kombëtares tonë do i bashkohet edhe Moldavinë me Andorrën.

Një short i vështirë mund të quhet ky për kuqezinjtë, që nëse kërkojnë një kualifikim të mundshëm në kompeticionin madhor, duhet që të kalojnë Islandën dhe Turqinë. Në një prononcim për “RTSH Sport”, trajneri i kuqezinjtë, Panuçi është shprehur se e vetmja dëshirë e tij, është që të rikuperojmë të gjithë lojtarët, për të qenë gati për “luftën e historisë”.

“Mund të shkonte më mirë dhe mund të shkonte më keq. Ne do përpiqemi për më të mirën. Franca është favoriti kryesor, por edhe Islanda e Turqia që do luftojnë për vendin e dytë. Më e rëndësishme është që të kem lojtarët në formë dhe të rikuperohen. Kam vënë re që në Shqipëri nuk interesohen për gjendjen e lojtarëve, por vetëm për rezultatin. Edhe mua më intereson ky i fundit. Duhet ta shkruajmë ne historinë dhe për të fituar duhet të bëjmë një luftë.

E vetmja shpresë është që t’i kemi të gjithë lojtarët gati e të mos bëjmë zgjedhje të detyruara. Duke qenë si Franca është favorite, Shqipërinë do ta shoh në vendin e dytë, duke luftuar me Islandën dhe Turqinë”, u shpreh Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top