You are here
Home > Kryefaqja > Paniku i madh në Shqipëri, njerëzit kalojnë natën në stadiumin “Niko Dovana”

Paniku i madh në Shqipëri, njerëzit kalojnë natën në stadiumin “Niko Dovana”

Nuk është vetëm stadiumi “Selman Stërmasi” që ka ndezur dritat për një alarm të rremë që mbërtheu Shqipërinë. Për të fituar disa klikime më tepër, disa media kanë shpërndarë një lajm se në orën 23:30 një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë do të trondiste vendin tonë.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë të dilnin nga shtëpitë e tyre. Shumë prej tyre kanë zgjedhur edhe stadiumin si vendin më të sigurtë për t’u strehuar. E njëjta situatë si te “Selman Stërmasi”, u paraqit edhe në “Niko Dovana”.

Atje janë ndezur dritat, por njëkohësisht janë ngritur edhe disa çadra nga njerëzit që pritet që të kalojnë natën aty

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top