You are here
Home > Kombëtarja > Ose sot, ose kurrë! Cikalleshi duhet të përsëris Muriqin, shpëton sezonin me Galatasarain

Ose sot, ose kurrë! Cikalleshi duhet të përsëris Muriqin, shpëton sezonin me Galatasarain

Gjatë mbrëmjes së sotme nuk do të kemi vetëm finale e Kupës së Italisë, atje ku do të jenë protagonistë dy lojtarë të Shqipërisë, por edhe atë në Turqi. Akhisaspori i Sokol Cikalleshit do të ndeshet me Galatasarain, për të diskutuar fituesin e Kupës.

Ky është shansi më i mirë për sulmuesin kuqezi, për të heshtur disi kritikat. Për më tepër që bëhet fjalë për një ndeshje të vlefshme për Kupë, atje ku Cikalleshi di gjithmonë të shënojë. E vetmja pikë e dobët e këtij futbollisti mbetet kampionati, që e ka shumë të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës. Mbetet të shohim nëse sulmuesi i Kombëtares do të realizojë ndaj Galatasarait, ndërsa këtë gjë e bëri Muriqi para pak ditësh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top