You are here
Home > Kombëtarja > Nuk e bën gafën e Vatës, Jupi këshillon djalin: Vetëm Shqipërinë! Te Franca do jesh një më shumë

Nuk e bën gafën e Vatës, Jupi këshillon djalin: Vetëm Shqipërinë! Te Franca do jesh një më shumë

Redi Jupi është një nga emrat më të njohur të botës së futbollit në Shqipëri, ku pas karrierës si futbollist ka provuar atë të trajnerit dhe është shpesh prezent në studio televizive për të analizuar ndeshjet. Në një prononcim për emisionin “Fan Zone” në “Supersport”, ish-mesfushori shqiptar ka zgjedhur ekipin më të mirë të Superiores përgjatë historisë, ku veçon Dinamon dhe Tiranën e vitit 2002. Ndërkohë një temë e prekur prej tij është edhe ajo e zgjedhjes së Kombëtares, ku tregon hapur se djalin e tij e shtyn të veshë fanellën kuqezi dhe ajo të të Francës.

“Sa i përket skuadrës më të mirë shqiptare, ka qenë Dinamo e vitit 2002 dhe Tirana e atij viti. Pastaj edhe Skënderbeu është një realitet. Djalit tim i kam thënë që të luajë për Shqipërinë. Të luash për këtë vend që të përket është vërtet një gjë e madhe, ndërsa te Franca, do të jesh një prej tyre. E kam shtyrë gjithmonë që të jetë pjesë e Shqipërisë. Situata aktuale? Kur erdhi Koronavirusi na thanë që është një grip i zakonshëm, por po e shohim sesi po përhapet. Duke parë pozicionin ku ndodhemi gjeografikisht dhe që kemi një moshë të re, besoj dhe shpresj që ta kalojmë lehtë. Ende nuk kemi një vaksinë dhe ajo që mund të bëjmë është që të rrisim imunitetin tonë, nuk kemi asgjë tjetër në dorë”, ka thënë Redi Jupi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top