You are here
Home > Kombëtarja > Njësoj si Kombëtarja, derbi në Shqipëri vendos rekord me biletat e shitura në “Air Albania”

Njësoj si Kombëtarja, derbi në Shqipëri vendos rekord me biletat e shitura në “Air Albania”

Nesër luhet edhe ndeshja më e rëndësishme e Superiores, ku Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushën e “Air Albania” për të matur forcat me njëri – tjetrin. Derbi gjithnjë ka ngjallur një interest ë madh te tifozët e të dyja skuadrave, që çdo herë kanë tejmbushur shkallët e stadiumit. Një gjë të tillë duket se do e bëjnë edhe nesër.

“Sport Ekspres” mëson nga burime të sigurta pranë FSHF-së se deri në këto moment janë shitur plot 15 mijë bileta për derbin e kryeqytetit dhe e gjitha kjo ka ndodhur në harkun kohor të 7 orëve, duke i kaluar kështu caqet. Biletat kanë dalë në shitje ditën e sotme dhe një shifër e tillë është një dëshmi e qartë e rëndësisë që kjo ndeshje ka për tifozët e të dy klubeve. Prania e këtyre të fundit në stadium, patjetër që i jep edhe më shumë bukuri kësaj sfide, pasi gjithmonë kanë ditur të dhurojnë spektakël në shkallët e stadiumit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top