You are here
Home > Kryefaqja > Njëri i dalë nga Juventusi dhe tjetri nga Interi, Kabashi “i letrave anonime” i bashkohet Radës

Njëri i dalë nga Juventusi dhe tjetri nga Interi, Kabashi “i letrave anonime” i bashkohet Radës

Të gjithë e mbani mend historinë sesi Elvis Kabashi la Shqipërinë përpara disa vitesh, ndërsa cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të Juventusit. Por në kohën që iu bashkua Dinamos së Bukureshtit, lojtari shqiptar u shpreh se autorësia e letrës ndarëse që mbërriti në FSHF, ku kërkohej që të mos kontaktohej më Kabashi pasi po priste Italinë, nuk mbante firmën e tij.

Gjatë ditës së sotme ky futbollist ka firmosur në Serinë C italiane, atje ku gjen edhe mesfushorin tjetër shqiptar, Armand Rada. I dalë nga Interi, shumë pritej edhe nga ky i fundit te Shqipëria, duke marrë gjithmonë vlerësime të mëdha për mënyrën sesi luante në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top