You are here
Home > Kombëtarja > Një shkëndijë në fund nuk mjafton, Grezda nuk e ndryshon dot fatin e Rangersit

Një shkëndijë në fund nuk mjafton, Grezda nuk e ndryshon dot fatin e Rangersit

Rangersi ka humbur në shtëpi me rezultatin 0-1 ndaj Aberdinit, duke mos arritur të mbajë kryesimin në Skoci. Këtë herë është Kilmarnock që ka marrë vendin e parë, duke lënë prapa Rangersin dhe Celtic.

Eros Grezda nuk është futur nga minuta e parë, por i është besuar nga Gerrard në 45 minutat e dyta. Por mesfushori shqiptar nuk ka arritur të ndryshojë fatin e takimit. Një paraqitje për t’u harruar kjo e Grezdës, që nuk ka lënë shije të mirë edhe për tifozët.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të lojtarit të Kombëtares, asgjë për t’u përmendur përsa kohë ishte në fushën e lojës. Këtu përjashtojmë vetëm minutën e fundit të takimit, teksa një pasim fantastik do të vinte nga ana e Grezdës dhe sulmuesit e Rangersit nuk e shfrytëzuan dot të vetëm para portës. I vështirë duket ambientimi dhe presioni është i lartë, me merkaton e janarit që afron, shqiptari duhet të tregojë se është i padiskutueshëm për Rangersin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top