You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Një ndihmë nga Lampard për Shqipërinë, telefonoi trajnerin e Francës për të lënë jashtë Kanten

Një ndihmë nga Lampard për Shqipërinë, telefonoi trajnerin e Francës për të lënë jashtë Kanten

Një ndihmë e madhe na ka ardhur nga ana e trajnerit të Chelseat, Lampard, sa i përket takimit të radhës ndaj Francës në eliminatoret e Europianit. Megjithëse qëllimi nuk ishte për t’u bërë mirë kuqezinjëve dhe kjo nuk ka nevojë për shumë llogjikë, por e gjitha lidhet me gjendjen e Kantes dhe nga ku ne përfitojmë së tepërmi.

Flasim për mesfushorin që po luan në nivele të jashtëzakonshme prej vitesh dhe nuk kishte vuajtur nga dëmtimet derimë tani. Të gjithë ishin të çuditur me mënyrën sesi lojtari i Chelseat po e mbante formën në këtë mënyrë.

Teksa trajneri i Francës ishte bërë gati për ta thirrur në listë Kanten, mbërriti edhe telefonata e Lampard. Tekniku i Chelseat i ka kërkuar Deschamps që të lërë jashtë mesfushorin, pasi do të ishte më mirë të rikuperohej gjatë këtyre ditëve për t’u rikthyer nga dëmtimi në gju. Deshamp e ka aprovuar këtë kërkesë, duke zgjedhur që të bëj pa Kanten në dy ndeshjet e shtatorit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top