You are here
Home > Boks > Një jetë e kushtuar për Shqipërinë, Seferi është gati për boksierin e njohur gjerman

Një jetë e kushtuar për Shqipërinë, Seferi është gati për boksierin e njohur gjerman

Nuri Seferi, një krenari e madhe për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë, pasi ka vendosur jetën e tij në shërbim të kombit. Dikush e bën këtë gjë në letërsi dhe kulturë, dikush duke promovuar vlerat tona edhe jashtë territorit, ndërsa më pak vijnë nga politika. Në rastin konkret, Seferi jep kontributin e jashtëzakonshëm nëpërmjet sportit të boksit.

Disa vite më parë sponsora zviceranë do t’i kërkonin këtij njeriu të hiqte flamurin tonë si përfaqësim në këmbim të lekëve, por një gjë e tillë as që shtrohej për diskutim. Seferi me krenari të madhe vazhdon të përfaqësoj atdheun e tij, ndërsa së fundmi është duke vazhduar stërvitjen me ritëm të jashtëzakonshëm për të qënë gati për boksierin e njohur gjerman, Kai Kurzawa. Në mbrëmjen e jashtëzakonshme të 25 majit në “Sport Halle Grossmatt Kirchberg”, “Shqiperia.ch” do të jetë sponsor gjeneral mediatik, ndërsa do të jetë protagonist edhe një tjetër boksier shqiptar i mirënjohur, Arnold Gjergjaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top