You are here
Home > Futboll Bota > Nga Laçi, te PSG si hero dhe dorëzimi me Barcelonën! Koha ndryshon për Solsjkaer

Nga Laçi, te PSG si hero dhe dorëzimi me Barcelonën! Koha ndryshon për Solsjkaer

Koha për trajnerin e Manchester United, Solskjaer, nuk matet njësoj me atë normalen, pasi ecën shumë më shpejt. E ta imagjinoni që ky teknik ishte në Shqipëri në muajin korrik të vitit të shkuar, për t’u përballur me Laçin.

Ekipi i tij, Molde, arriti të fitonte me skuadrën shqiptare dhe të kualifikohej më tej në “Europa League”. Por kush do ta besonte asokohe se do të ishte pikërisht Solskjaer që do të ishte numri një i anglezëve? Askush!

Kulmi i legjendës së anglezëve do të ishte padyshim ai eliminim që i bëri PSG-së, atje ku të gjithë vendosnin dorën në zjarrë për kualifikimin e francezëve. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe tifozët kanë nisur me kritikat pas asaj humbje në shtëpi ndaj Barcelonës, ku ndoshta kërkohej edhe më shumë. I tillë është futbolli, gjithmonë ajo që kujtohet është vetëm dështimi, shija e triumfit zgjat gjithmonë pak. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top