You are here
Home > Futboll Bota > Nga historia me Ronney dhe Taren, Hysen Memolla firmos kontratën e “tatpjetës”

Nga historia me Ronney dhe Taren, Hysen Memolla firmos kontratën e “tatpjetës”

Hysen Memolla shihej si zëvendësuesi ideal i Agollit te Kombëtarja disa kohë më parë. Por karriera e këtij mbrojtësi nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë. Te Hajduku i Splitit kaloi shumë vite, por mediat kroate do të shpreheshin se do të mbahej mend vetëm për një foto me legjendën Ronney, si arritja më e madhe në 2 vite.

Kjo pasi në përballjen me Evertonin, Memolla do të shkëpuste një kujtim të bukur. Hajduku i Splitit nuk do t’i krijonte asnjë hapësirë në fushë, për të kaluar te Salernitana. Historia ishte e njëjtë edhe në Itali,  atje ku lojtari kuqezi nuk zhvilloi më shumë se 4 ndeshje.

Madje edhe kur ftesa i mbërriti nga Shqipëria, Igli Tare ia kërkoi si nder trajnerit Reja për ta lënë Memollën te Salernitana, nëse nuk ishte pjesë e planit konkret të trajnerit italian, për ndeshjet që do të zhvillonin kuqezinjtë.

Ashtu edhe ndodhi, Reja e shihte vetëm si një alternativë për t’u grumbulluar, ndërsa Memolla qëndroi te Salernitana dhe nuk iu bashkua Kombëtares. Në orët e fundit ka ardhur edhe zyrtarizimi me KPV në elitën e futbollit finlandez, por kjo skuadër ndodhet në vendet e fundit të renditjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top