You are here
Home > Kombëtarja > “Nga ftesa e Juventusit te dëshira për Shqipërinë e Rejës”, flet menaxheri i Vrionit

“Nga ftesa e Juventusit te dëshira për Shqipërinë e Rejës”, flet menaxheri i Vrionit

Xhakomo Vrioni u transferua në orët e fundit të merkatos së janarit te Juventusi. Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e të rinjëve të bardhezinjve, për të rritur kreditet e tij, pasi sigurisht që hapësira në ekipin e parë është inekzistente për momentin.

Me fanellën e Shqipërisë U-21 ka bërë gjithmonë diferencën, duke folur për një sulmues me të ardhme të madhe. Ndërkohë vetë menaxheri i këtij futboliisti, Silvio Paglari, ka treguar për ofertën e marrë së fundmi dhe objektivin që ka Vrioni.

“Kur të telefonon Juventusi, ti nuk mund të thuash kurrë jo. Unë jam i sigurt që do të bëj mirë deri në fund të sezonit. Vrioni do t’i luajë të gjitha kartat e tij në mënyrën më të mirë, duke shpresuar, ndoshta në një telefonatë dhe ftesë të trajnerit Reja. Djali është i lumtur që është pjesë e një klubi të rëndësishëm”, ka thënë Paglari.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top