You are here
Home > Kombëtarja > Nga “Danke Altin” tek “Merci Cana”, kur për shqipëtarët përlotet i gjithë stadiumi

Nga “Danke Altin” tek “Merci Cana”, kur për shqipëtarët përlotet i gjithë stadiumi

Përpara rreth 6 vitesh, një klub i njohur në Bundesligë, Hanoveri, me plot 49.000 të pranishëm në shkallët e stadiumit, do të bënte një përulje drithëruese ndaj një futbollisti të Shqipërisë, në ndeshjen e tij të fundit: Danke Altin! (Faleminderit Altin).

Një gjë të tillë nuk para e dëgjonim apo na rastiste për të parë, mesfushori i Kombëtares asokohe do të na bënte të gjithëve krenarë. Lala ishte një prej futbollistëve tipik të atyre kohëve, që hynte në fushë me kokën e ulur, luftonte aq shumë brenda saj, ndoshta edhe deri në ekzagjerim, për të dalë me kokën lartë në fundin e ndeshjes.

Ky nuk ishte rasti i vetëm kur një arenë e njohur europiane dhe tifozë që tejmbushin shkallët e stadiumit, thërrasin të gjithë në korr emrin e një futbollisti të Shqipërisë dhe përulen përpara shërbimeve që ai ka dhënë për skuadrën në tërë ato vite. Këtë nderim e mori edhe kapiteni legjendar i kuqezinjve, Lorik Cana, që pas largimi të tij nga futbolli, u thirr në takimin mes Marsejës dhe PSG-së për një ceremoni hapëse.

Që shqiptarët kanë vlera të jashtëzakonshme, kjo është mëse e ditur, por figura të tilla na vijnë në ndihmë për t’i kujtuar botës se ne nuk jemi vetëm ata që shkaktojmë 1001 të zeza, por edhe njerëz të punës dhe përkushtimit, që nëse na jepet besimi më i vogël, mund të fitojmë zemrëm e mijëra njerëzve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top