You are here
Home > Futboll Bota > Nga Azerbajxhani në Kroaci, futbollistët e Kombëtares në formacionet më të mira

Nga Azerbajxhani në Kroaci, futbollistët e Kombëtares në formacionet më të mira

Në fundjavën që lamë pas nuk kishte sesi të mungonin edhe futbollistët shqiptarë në formacionet më të mira. Tek formacioni i më të mirëve në kampionatet respektive, ishin ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli dhe mesfushori më i ri i kuqezinjve Myrto Uzuni.

Përsa i përket mbrojtësit 36 vjeçar, Agolli duket se edhe pse në një moshë disi të madhe, vazhdon akoma të prodhojë një lojë me rendiment. Duhet theksuar se është një mbrojtës i majtë, teksa të jesh i tillë në fushën e lojës, do të thotë që të shpenzohen shumë energji gjatë 90 minutave, me hapat që po hidhen në futbollin modern. Mbrojtësit e krahut, në momentet kur skuadra hidhet në sulm, duhet të shndërrohen edhe në mbështetje të sulmit.

Nga ana tjetër lojtari beratas që është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, tashmë e ka kthyer në një zakon të qënurit në formacionin më të mirë të javës në kampionatin kroat. Duhet theksuar se Uzuni është cilësuar si transfermimi më i mirë i verës së shkuar nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit. Tashmë mesfushori kuqezi me paraqitjet që po tregon, po arrin të konfirmohet gjithnjë edhe më shumë jo vetëm në Kroaci, por edhe në arenën europiane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top