You are here
Home > Kombëtarja > “Nën drejtimin e shqiptarëve”/ “Banda e shqiptarëve” kthen në shinat e duhura Lokomotivën, klubi kroat krenohet ta

“Nën drejtimin e shqiptarëve”/ “Banda e shqiptarëve” kthen në shinat e duhura Lokomotivën, klubi kroat krenohet ta

Lokomotiva e Zagrebit po përjeton një sukses të madh në kampionatin kroat ku gjendet në vendin e dytë në renditje, pozicion ky që të dërgon në kualifikueset e Champions League. Por një arritje e tillë nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e atyre që quhet si “banda e shqiptarëve“. Futbollistët si Uzuni, Cokaj, Mersinaj, Kastrati, Tuci kanë dhënë një kontribut të çmuar këtë sezon me golat, asistet dhe paraqitjet e tyre në fushë.

Këtë e di mirë edhe vetë klubi kroat, që e pranon në një farë mënyrë se Lokomotiva e tyre ka si drejtues pikërisht lojtarët shqiptarë, të cilët e kanë udhëhequr skuadrën në shinat e duhura, ato të suksesit drejt Champions League. Me një postim në faqen zyrtare në “Twitter“, Lokomotiva e Zagrebit ka shpërndarë një foto të “bandës së shqiptarëve“ të cilët tregojnë simbolin e kombit tonë, shqiponjën. Ndërsa bashkangjitur fotos shkruhej: “Lokomotiva në drejtimin e shqiptarëve“.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top