You are here
Home > Futboll Bota > Në Zvicër i hedhin benzinë zjarrit me serbët: Humbës të keq, fitoni për Xherdan Shaqirin!

Në Zvicër i hedhin benzinë zjarrit me serbët: Humbës të keq, fitoni për Xherdan Shaqirin!

Young Boys-Crevena Zvezda, apo Shqipëri-Serbi? E vështirë të përcaktosh qartazi se kush do të luhet në mbrëmjen e sotme.

Sulme, kundërsulme dhe gjithçka po ndodh përpara kësaj përballje të vlefshme për “Champions League”, ndërsa tensioni ka prekur majën më të lartë. Fillimisht historinë e nisën mediat serbe, duke u ankuar për biletat që u përkisnin tifozëve të tyre.

Pas zyrtarët e Young Boys i nxorrën bllof në këtë pretendim, erdhi edhe ankesa tjetër. “Shqiptarët po blejnë shumë bileta nga zviceranët në Bern, do të na provokojnë”. Një kundërpërgjigje ka ardhur nga media prestigjoze zvicerane, “Blick.ch”, që i hedh benzinë zjarrit.

Këta të fundit shkruajnë se Young Boysi duhet ta fitojë këtë ndeshje vetëm për nderin e Xherdan Shaqirit. Si shembull për këtë rast është sjellë rasti kur zyrtari i Crevena Zvezdas, Terzic, ndaloi lojtarin shqiptar që të vinte së bashku me Liverpulin në Beograd.

Madje duke e kërcënuar se do e priste “ferri” i vërtetë nëse do e merrte guximin për të udhëtuar në transfertë. “Nderi ynë u kthye në Kupën e Botës, kur serbët e dëshmua se ishin humbës të keq. Nderin e Shaqirit duhet ta rikthejë Young Boys”, shkruhet mes të tjerash te Blick. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top