You are here
Home > Kombëtarja > Në terren zbret edhe legjenda Strakosha me Taren, Panuçi ndjek nga afër talentet shqiptarë në Itali

Në terren zbret edhe legjenda Strakosha me Taren, Panuçi ndjek nga afër talentet shqiptarë në Itali

FSHF ka bërë publike vetëm pak orë më parë, faktin se kanë përfunduar seleksionimet e ekipeve kombëtare të moshave në Itali. Më nga afër këtë seleksionime i ka ndjekur edhe legjenda Foto Strakosha, së bashku me Igli Taren.

Kështu, janë parë me kujdes të gjithë futbollistët e datëlindjes 2001-2006, të cilët kanë pasur edhe vëzhgimin e trajnerit të Shqipërisë, Kristian Panuçi. Për dy ditë rradhazi ishin të pranishëm rreth 140 futbollistë, të cilët kërkuan të linin përshtypje të mira për të fituar fanellën e Shqipërisë.

Grupi të vëzhguesve të Kombëtares, është plotësuar me trajnerët e moshave, Alban Bushi, Nevil Dede, Elvin Beqiri dhe Armand Dama, të cilët kanë qenë në kryesimin e drejtorit teknik, Dzemal Mustedanagiç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top