You are here
Home > Futboll Bota > Në Kroaci i ka mbyllur të gjitha hesapet, Ardian Ismajli nuk e ka një të dytë

Në Kroaci i ka mbyllur të gjitha hesapet, Ardian Ismajli nuk e ka një të dytë

Ardian Ismajli e ka arritur kulmin e tij në Kroaci dhe ka dhënë maksimumin për Hajdukun e Splitit. Prej muajsh mbrojtësi shqiptar gjendet në formacionin më të mirë të javës, thuajse në çdo javë.

Kjo ka ndodhur edhe këtë herë, ku pavarësisht ndërrimit të trajnerit, Ismajli nuk ndryshon asgjë nga performanca e treguar. Pas takimit të fundit në humbjen me rezultatin 2-1 ndaj Slaven Belupo, “Telesport.telegram.hr” e liston Ismajlin si mbrojtësin e javës në skemën me tre të tillë.

Ndërkohë në këtë listë zë vend edhe Lirim Kastrati, që gjeti rrugën e rrjetës me Lokomotivën e Zagrebit në fitoren e pastër 4-1 ndaj Istras. Padyshim që mbrojtësi i Shqipërisë duhet të mendoj për një tjetër sfidë në karrierën e tij, pasi në Kroaci ka arritur ta fitojë betejën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top