You are here
Home > Basketboll > Në Kosovë shqiptarizohen edhe amerikanët, festa është e njëjtë për 28 nëntorin

Në Kosovë shqiptarizohen edhe amerikanët, festa është e njëjtë për 28 nëntorin

Në një ditë si kjo e sotmja që është e veçantë për të gjithë kombin shqiptar duket se urimet nuk kanë të mbaruar. Shqipëria mbush 106 vjeç, që nga dita që u shpall e pavarur nga pushtuesit.

Tashmë për këtë festë vjen edhe një urim nga lojtarë amerikanë në Kosovë. Jo të futbollit siç jemi mësuar zakonisht, por të basketbollit. Ky urim vjen nga skuadra e Trepçës që është pjesë e ligës së Kosovës, teksa i janë bashkuar festës së 28 nëntorit. Nëpërmjet një fotoje, basketbollistët amerikanë kanë  pozuar me simbolin e shqiponjës.

“Puna nuk ndalet. Presim përkrahjen e qytetit dhe bizneseve. Forca Trepça, ti je Kampione. Torcida-Trepça. Urime 28 nëntori. Dita e Flamurit”, ka shkruar një zyrtar i klubit të basketbollit të Trepçës në rrjetin social “Facebook”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top