You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Në Kosovë akuzojnë trajnerin shqiptar të Vushtrisë: Na sulmoi golashënuesin e ekipit

Në Kosovë akuzojnë trajnerin shqiptar të Vushtrisë: Na sulmoi golashënuesin e ekipit

Sfida ndërmjet Vushtrisë dhe Vllaznisë së Pozheranit, është shoqëruar me polemika nga ekipi mik, i cili akuzon tifozët dhe ekipin e Vushtrisë, se kanë bërë një presion psikologjik dhe shumë të madh kundrejt lojtarëve dhe drejtuesve të tyre. Ndeshja në këtë fundjavë ka përfunduar me rezultatin 2 me 1 për ekipin e Vushtrisë.

Klubi i Vllaznisë ka bërë akuza shumë të rënda, sidomos kundër trajnerit të Vushtrisë, duke u shprehur se trajneri Samuel Nikaj ka sulmuar lojtarët e Pozheranit, ku ndër tyre ishte dhe Jurgen Gjini, golashënuesi i ekipit. Në një posim në faqen e saj zyrtare në “Facebook” skuadra e Vllaznisë është shprehur:

“ Stafi teknik dhe një pjesë e kryesisë bënë presion direkt ndaj lojtarëve tanë ku në këtë rast vlen të potencohet trajneri Samuel Nikaj dhe ndihmësi i tij Tahir Ademi që gjatë përfundimit të pjesës së parë sulmuan lojtarët tonë por më të drejtpërdrejtë ishin ndaj Jurgen Gjinit, golashënuesit të klubit tonë. Si përfundim ne si klub jemi të zhgënjyer me pritjen që na u bë nga ana e pritësit Vushtrrisë.

Ndërsa sa i përket referimit ne vrejtëm se qysh në fillim ky referim është i ndikuar, në minutën 9-10 lojtari(kapiteni) nga Vushtrria Labinot Osmani shkelmon pa top lojtarin tonë Elbasan Thaqin në prezencë të gjyqtarit ndërsa referi kryesor Festim Dogani e ndëshkon vetëm me karton të verdhë. Në minutën e 20 po i njëjti, Festim Dogani akordon penallti një metër jashtë vijës së 16-metërshit, akordon mbi 20 faulle vetëm pjesën e parë që vetëm ai i shihte se janë të tillë.

Pas përfundimit të pjesës së parë krye-trajneri i ekipit vendës fyen rend lojtarët tonë, ndihmës trajneri dhe disa anëtarë të kryesisë futen ne fushë dhe sulmojnë lojtaret tanë që i panë të gjithë përveç gjyqtarit kryesor Festim Doganit, fillon pjesa dytë me një presion të pa pare ndonjëherë, në minutën 65 të takimit ekipi jonë kalon në epërsi, dhe që nga ajo minutë fillon ferri në Vushtrri”, shkruhej mes të tjerash në reagimin e klubit.”

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top