You are here
Home > Kombëtarja > Në Itali kanë halle të tjera, “qajnë” humbjen e Marash Kumbullës: Turp! Nuk e marrim dot në Kombëtare

Në Itali kanë halle të tjera, “qajnë” humbjen e Marash Kumbullës: Turp! Nuk e marrim dot në Kombëtare

Marash Kumbulla ka fituar vëmendjen e të gjithëve në Seria A, ndërsa është lojtari i ri më i përmendur gjatë kësaj kohe. Kjo falë punës së madhe dhe veprave në fushën e lojës, duke u kthyer edhe ndaj Juventusi si futbollisti më i mirë i takimit.

Fatmirësisht ky mbrojtës është pjesë e Shqipërisë dhe nuk mund të ndërrojë Kombëtaren. Që më herët ka ekzistuar frika e një zgjedhje të mundshme për Italinë, ndërsa do të rritej edhe më tepër paniku, nëse nuk do të bënte atë debutim për dy minuta ndaj Moldavisë.

“Itasportpress” ka shkruar në lidhje me këtë çështje, duke e cilësuar si një turp pamundësinë e Kombëtares së Italisë për të grumbulluar Kumbullën: “Talenti i Veronës, Kumbulla, ka një pasaportë të dyfishë dhe është surpriza më e këndshme e Serisë A. Por fatkeqësisht për Mancinin, që nuk mund ta marrë atë. Xhevahiri i Veronës ka treguar ndeshje fantastike kundër emrave të mëdhenj në Seria A. Mancini mund të kishte menduar një të ardhme të kaltër për të, por nuk mund të ketë, pasi lojtari i ka luajtur dy minuta me Shqipërinë. Një turp i vërtetë për ekipin tonë kombëtar që mund të kishte mirëpritur një lojtar shumë të talentuar”, mbyllet artikulli.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top