You are here
Home > Futboll Bota > Në Itali firmosin për të marrë Arijanet Muriq: Kthejini sytë nga futbollisti 2 metra!

Në Itali firmosin për të marrë Arijanet Muriq: Kthejini sytë nga futbollisti 2 metra!

Një ndeshje ka mjaftuar që të gjithë të kthejnë sytë nga Arijanet Muriq. Pritjet e penalltive që ky futbollist bëri ndaj Leiçesterit, duke e kaluar më tej Sitin në Kupë, shkaktuan jo pak jehonë në Europë.

Tashmë nuk janë vetëm anglezët, por edhe italianët që firmosin për talentin shqiptar. Prestigjozja “Tuttomercato” firmos për Muriq, duke e reklamuar atë për ekipet e tjera, që duan ta transferojnë në merkaton e janarit. Pavarësisht aftësive të tij, vendi i titullarit te Siti me një portier si Ederson, është thuajse i pamundur.

“Shqiptar i Kosovës që vjen nga Zvicra, Muriq ka fituar besimin e Guardiolës brenda kohës së shkurtër. Vjen në Kupë me Sitin dhe pa asnjë frikë të vetme. Pothuajse dy metra futbollist, ka natyrisht forcën për të arritur rezultate të larta”, shkruan media italiane, duke e përzgjedhur si futbollistin e ditës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top