You are here
Home > Bundesliga > Në Gjermani e krahasojnë me legjendën/ Muslija cilësohet si këmbë magjike  e Hanoverit

Në Gjermani e krahasojnë me legjendën/ Muslija cilësohet si këmbë magjike  e Hanoverit

Në Gjermani talentet shqiptarë po shkëlqejnë në mënyrën e tyre më perfekte. Aq sa ekipet ku luajnë, duket se janë vënë në shërbim të tyre për t’i rritur akoma edhe më tepër vlerë futbollistike. Lajmet e fundit vijnë sërish nga mediat gjermane. Këtë herë lakohet emri i Florent Muslija. Mesfushori nga Kosova po mahnitë ndeshje pas ndeshje drejtuesit e Hanoverit e padyshim tifozët e skuadrës gjermane.

Për ta Muslija shihet si një lojtar mjaft  i shkathët dhe i gatshëm për  ekipin. Trajneri nga ana e tij vlerësoi paraqitjen e fundit të mesfushorit me tipare sulmues ndaj Leverkusjas duke e cilësuar atë si një lojtar që mund të jap shfaqje argëtimi me topin në këmbë. Paraqitja e mirë mendohet se rrjedh edhe pasi 20 vjeçari u kthye shumë i motivuar nga angazhimi i tij ndërkombëtar me U20 gjermane, aty ku  shënoi një gol mjaft të bukur me goditje të lirë kundër Zvicrës.

Tek Hanoveri, Muslija shihet si një bekim për skuadrën dhe është “këmba e magjike” e çdo ndeshje. Për të kanë nisur edhe krahasimet me legjendën Stindl. Ky i fundit erdhi tek Hanover në një moshë fare të re dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm me ekipin gjerman. Të njejtën gjë ka pranuar edhe Muslija ku e sheh veten si një nxënës të Stindl.

“Kam luajtur kryesisht nga qendra, por unë luaj ku më thotë trajneri. Stindl është një model për karrierën time dhe ishte lojtar i madh gjatë kohës së tij në Hanover”- ka thënë florent Muslija./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top