You are here
Home > Kombëtarja > Ndoshta luan shansin i fundit, Gjimshiti duhet të tregojë sesa vlen te Atalanta

Ndoshta luan shansin i fundit, Gjimshiti duhet të tregojë sesa vlen te Atalanta

Shumë gjëra të mira që mund të bëhen, vlerësohen deri në një farë mase, por nëse puna nis të djalloset disi, atëherë do të kthehet në një temë diskutimi. “Sëmundje” shqiptare tingëllon më shumë, por edhe ne e kemi marrë nga diku rrotull nesh.

Gjimshiti e ka treguar në shumë raste sesa vlen, por mjafton që në një javë të mos jetë në formën më të mirë te Atalanta dhe atëherë do të kthehet në çështje, ashtu si edhe Berisha. Tashmë mbrojtësi i Kombëtares, do të luajë ndaj Spalit ndoshta shansin e fundit të tij, për të bindur Gasperinin se duhet të aktivizohet titullar në çdo ndeshje.

Dëmtimi që pësoi Toloi, i hapi rrugën futbollistit të Shqipërisë për të qenë titullar në ndeshjet e para të kampionatit. Megjithatë, jo për shumë kohë. Mbrojtësi i Atalantës, Toloi, që ka qenë gjithmonë një titullar i padiskutueshëm tek ekipi italian, do të kthehet nga dëmtimi këtë javë, por duke e nisur nga stoli, sepse nuk ndodhet në formën më të mirë.

Në mbrojtjen me 3 qendra që Gasperini aplikon, Masiello dhe Toloi janë të padiskutueshëm për vazhdimin e kampionatit, ndërsa Gjimshiti dhe Mancini do të jenë në balotazh për të marrë vendin e fundit të titullar në mbrojtje. Deri tani, italiani është më në avanatazh se mbrojtësi shqiptar, me kreditet që ka fituar në klub deri më tani, por Gjimshiti ka treguar se falë punës së madhe, e pamundura mund të arrihet gjithmonë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top