You are here
Home > Futboll Bota > Ndodh edhe kjo/ Januzaj bën moral dhe filozofi: Kështu është futbolli, vendosin paratë

Ndodh edhe kjo/ Januzaj bën moral dhe filozofi: Kështu është futbolli, vendosin paratë

Moral dhe filozofi futbolli vjen nga Adnan Januzaj, futbollisti që luan me Sociedadin. Pengu i këtij sulmuesi është padyshim koha kur luante te Manchester United.

Atje do të bënte jehonë që në ndeshjet e para, pasi do të realizonte ndaj kundërshtarëve në “Premier League”, duke fituar dashurinë e tifozëve. Për të nisur me tatpjetën, ndërsa te anglezët nuk do t’i jepej aspak e vështirë. Ndoshta edhe vazhdimi i merituar duke parë gjithë situatën sesi Adnan Januzaj dhe babai i tij menaxhuan situatën e zgjedhjes së Kombëtares, për të shkuar te Belgjika.

“Te Manchester United isha një lojtar i akademisë, erdha në këtë mënyrë te ekipi i parë dhe ishte disi ndryshe. Tani vendosin paratë pasi nëse paguan 60-70 milionë paund për një lojtar, ka më shumë shanse të luajë sesa ju. Kështu është futbolli…

Gjithmonë unë i dija kualitetet e mia, por problem ishte se nuk po luaja prej kohësh. Madje edhe kur unë aktivizohesha në fushë, ishte e vështirë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Imagjinoni një situatë të tillë për një vit? Vërtet shumë e komplikuar. Njërëzit prisnin shumë prej meje, por nuk kisha mundësinë për t’ia dëshmuar vlerat”, ka thënë Januzaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top