You are here
Home > Kombëtarja > Ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, luajmë 3 herë në transfertë brenda 1 muaji

Ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, luajmë 3 herë në transfertë brenda 1 muaji

Shqipëria ka fituar ndaj Moldavisë me rezultatin 2-0, për të mbajtur ende gjallë shpresat e një kualifikimi të mundshëm në Europian. Takimet e rradhës do të jenë vendimtare, ndërsa gjithçka pritet të jetë më e qartë në tetor.

Tani nisin edhe ndeshjet e vërteta, pasi Shqipëria në përballjen e rradhës do të udhëtojë për t’u ndeshur në Francë. Bëhet fjalë për datën 7 shtator, ndërsa vetëm tre ditë më vonë, do të presim në shtëpi Islandën.

Ndërkohë në mesin e muajit tetor, do të kemi edhe dy transferta të tjera, fillimisht me Turqinë dhe pastaj me Moldavinë. Këto kualifikuese do të mbyllen në nëntor, me kryendeshjen Shqipëri-Francë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top