You are here
Home > Kombëtarja > Ndërrohet vendimi për Myrto Uzunin te Kombëtarja, gjendet në listën e kuqezinjëve

Ndërrohet vendimi për Myrto Uzunin te Kombëtarja, gjendet në listën e kuqezinjëve

Dy gëzime në një ditë për Myrto Uzunin që luan te Lokomotiva e Zagrebit. Sulmuesi shqiptar arriti të fitonte me rezultatin 3-1 ndaj Zapresic duke i dhënë kontributin e tij ekipi dhe ishte për 90 minuta në fushën e lojës.

Më parë kishim raportuar se ky futbollist gjendej te lista e pritjes sa i përket Kombëtares. Por tani jo më, pasi një ftesë ka mbërritur gjatë orëve të fundit për Myrto Uzunin sipas asaj që mëson “Sport Ekspres”. Tashmë lojtari në fjalë do të gjendet në listën e parë dhe do të grumbullohet me kuqezinjtë për dy ndeshjet e radhës kundër Andorrës dhe Francës. Një ftesë mëse e merituar për Uzunin, që gjithmonë ka treguar vlerat e tij në ekip dhe do të kërkojë të lërë gjurmë këtë herë edhe në Kombëtare.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top