You are here
Home > Futboll Bota > Ndërhyrje për burg, lojtari serb i thyen këmbën rivalit dhe i mbyll karrierën: U tmerruam, nuk duhet të luaj më futboll

Ndërhyrje për burg, lojtari serb i thyen këmbën rivalit dhe i mbyll karrierën: U tmerruam, nuk duhet të luaj më futboll

Një ndërhyrje kriminale ishte ajo e lojtarit serb të Crevena Zvezdës që është pjesë edhe e Kombëtares së Serbisë, Marko Gobeljic. Krejtësisht e panevojshme, pasi skuadra e tij kryesonte me rezultatin e përgjithshëm 5-0 ndaj Suduvës dhe gjithë historia e kualifikimit kishte marrë fund.

Por jo për Gobeljic, që e ka tejkaluar limitin me mënyrën sesi i ka thyer këmbën futbollistit lituanez, Vaidas Slavckas. Ky i fundit ka shkuar menjëherë në spital, ndërsa duhet të bëhet operacion. Gjithashtu hije dyshimi ka edhe për vazhdimin e karrierës, me klubin e Suduvës që ka bërë një reagim të fortë: “Ndërhyrja e Markos ishte e mendua dhe jo aksidentale. U tmerruam. Ai nuk duhet të luajë me futboll”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top