You are here
Home > Kombëtarja > Muzikanti i famshëm, tifoz i Lazios: Strakosha është portieri më i dobët i Seria A

Muzikanti i famshëm, tifoz i Lazios: Strakosha është portieri më i dobët i Seria A

Zhgënjimi i Lazios pas humbjes së djeshme ndaj Interit është ende i madh.

Muzikanti italian, Tommaso Paradiso, tifoz i Lazios, pas ndeshjes kundër Interit tha: “Futbolli nuk është i çuditshëm. Ndodhi ajo që duhej të ndodhte. Luajmë me portierin më skarco në Serinë A (Strakosha). Ai nuk del kurrë nga porta e tij. Më pas edhe ai 11-metërsh i shkaktuar nga De Vrij. Shumë i çuditshëm”, shkruante Tommaso Paradiso.

Në plan të parë, këto fjalë dukeshin sikur muzikanti italian nënkuptonte ndonjë komplot nga ana e Lazios për të lënë Interin në Champions.

Por, Paradiso sqaron: “Nuk jam tip që beson te komplotet. Thashë vetëm atë që mendoja mbi faktin se gjithë ai presion mbi De Vrij do të pasqyrohej në fushë”, tha kantautori italian, Tommaso Paradiso. / Vipsport.al

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top