You are here
Home > Kryefaqja > Mos u zgjo Kosovë! Fitore dramatike në minutat e fundit, mposhtim në transfertë Bullgarinë

Mos u zgjo Kosovë! Fitore dramatike në minutat e fundit, mposhtim në transfertë Bullgarinë

Minutë pas minute, LIVE

90’+4′ Përfundon takimi, Bullgari-Kosovë 2-3. Të pamposhtur dhe ëndrra që vazhdon, mos u zgjo Kosovë!

90’+2′ Dramë dhe emocione të jashtëzakonshme në stadium. Rashani shënon me kokë falë krosimit të Rashicës. Bullgari-Kosovë 2-3.

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 4 minuta shtesë.

87′ Rashani vendos duart në kokë. I gjendur përballë portierit kundërshtar gjuan me të majtën dhe topi shkon ngjitur me shtyllën.

80′ Vazhdojnë sulmet e njëpansjëshme nga Kosova, që hidhet në kërkimin e golit të tretë. Nuk rrezikohet asgjë në prapavijë.

68′ Mëkat! Muriqi gjen edhe golin e tretë me kokë falë krosimit nga goditja e dënimit, por anullohet për offside pasi ishte pak më para se rivalët në vendosje.

64′ Gjiganti Muriqi shënon me kokë pas krosimit magjik të Kolollit që vjen nga krahu i majtë. Feston me tifozët e Kosovës. Bullgari-Kosovë 2-2.

63′ Vjen edhe debutimi i Hadërgjonaj. Lojtari që u largua nga Zvicra, merr vendin e Vojvodës.

55′ Kosova ka ndryshuar tjetërsisht fytyrën në pjesën e dytë, duke gabuar në mbrojtje dhe mesfushë. Dimitrov e ka ndëshkuar Muriqin me kokë, pas një goditje këndi. Bullgari-Kosovë 2-1.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë, Bullgari-Kosovë 1-1.

43′ Gjuajtja e parë në portë dhe Popov shënon një gol të jashtëzakonshëm nga distanca. Bullgari-Kosovë 1-1.

37′ Mundësi fantastike e Kosovës për të gjetur golin e dytë. Bersant Celina gjuan në mënyrë fantastike nga distanca, por portieri kundërshtar reagon në mënyrën e duhur.

30′ Bullgaria nuk po del në lojën e saj. Kundërsulmi i Kosovës është vrasës dhe afrohet shumë me portën kundërshtare, për të gjetur golin e dytë.

23′ Vendasit janë përtokë. Në fushë duket vetëm Kosova dhe ndihen vetëm tifozët shqiptarë. Kjo ka bërë që vendasit në të vetmen minutë që ndihen në tribuna, janë thirrjet kundër Kosovës dhe pro Serbisë.

14′ Kosova gjen golin e parë. Krosimi i bukur i Vojvodës ka gjetur Rashicën në zonë, që nuk gabon për të mposhtur portierin në cepin e krahut të majtë. Goli i dedikohet Zenelit! Bullgari-Kosovë 0-1.

8′ Disa sulme të rrezikshme nga Bullgaria, ndërsa Rashica merr një inkurson të bukur në krahun e majtë, duke krijuar entuziazëm tek 1.000 tifozët shqiptarë në stadium.

1′ Nis takimi, Bullgari-Kosovë. Topin e parë e nisin dardanët..

 

Përpara ndeshjes

Kosova do të përballet në mbrëmjen e sotme ndaj Bullgarisë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Trajneri Shaland ka vendosur të bëj pak ndryshime nga takimi me Mali i Zi, që deri diku janë edhe të detyruara. Këto janë formacionet zyrtare:

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top