You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Modeli/ Prishtina u jep një shuplakë të fuqishme klubeve shqiptare: Nuk i ndërrojmë trajnerët çdo 3 javë

Modeli/ Prishtina u jep një shuplakë të fuqishme klubeve shqiptare: Nuk i ndërrojmë trajnerët çdo 3 javë

Një model i vërtet për t’u përgëzuar dhe duartrokitur, presidenti i Prishtinës tregon se futbolli i trevave tona ka ende shpresë dhe mund të bëhet. Shumë zëra ishin hapur në ditët e fundit për një largim të mundshëm të Mirel Josës. Për më tepër, mediat shqiptare e kishin gjetur edhe zëvendësuesin e tij, një tjetër trajner nga Shqipëria, Gentian Mezanin.

Por do të ishte presidenti Ejupi ai i cili me anë të një deklarate, do të jepte një shembull të madh, që duhet të shërbejë edhe si një shuplakë e fortë për klubet shqiptare, të cilat i ndërrojnë trajnerët vazhdimisht pas çdo humbje të pësuar.

“Prishtina nuk i ndërron trajnerët çdo 3 javë për qejf të askujt. Nuk e njoh dhe as që jam takuar me Mezanin. Takohemi me shumë njerëz të sportit dhe të tjerë që mund të jenë afër tyre, por kjo nuk do të thotë asgjë. Ne kemi trajner Josën, me të cilin kemi një kontratë 3 vjeçare. Prishtina nuk është klub lagjesh, ne kemi një projekt me Josën.

Ai nuk ka ardhur të tregoj vlerat në Prishtinë sepse e ka bërë këtë më përpara me sukseset në Shqipëri dhe paraqitjet në Europë. Ju lutemi të na mirëkuptoni, veçanërisht “Plisat”, të kemi pak durim sepse e duam suksesin së bashku. Këto shkrime janë për ta na shpërqëndruar përpara takimit me Gjilanin. Ju ftojmë mos t’iu besoni thashethemeve të tilla”, ka thënë Ejupi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top