You are here
Home > Kombëtarja > Mision i pamundur, por jo për Atalantën/ Gjimshiti kalon fazën e grupeve të Champions League

Mision i pamundur, por jo për Atalantën/ Gjimshiti kalon fazën e grupeve të Champions League

Një mrekulli italiane është ajo që i ka ndodhur Atalantës në grupet e “Champions League” sa i përket këtij sezoni. Teksa debutoi në këtë turne pas një super sezoni të mbyllur në Seria A, ekipi nga Bergamo mori tre humbje radhazi në ndeshjet e para.

Të gjithë e menduan ekipin e Gasperini si të dalë nga gara, ndërsa ajo humbje e tretë me rezultatin 5-1 ndaj Manchester Cityt, bëri që edhe “Europa League” të shihej si e pamundur. Por skuadra e Berat Gjimshiti ka kaluar grupet e “Champions League” dhe është në turin me eliminim direkt. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur për 90 minuta në finalen e sotme ndaj Shakthar Donetsk në shifrat 0-3. Castagne, Pasalic, Gosens shënuan tre gola në pjesën e dytë, ndërsa edhe falë fitores së Manchester Cityt ndaj Dinamos së Zagrebit, kanë bërë të mundur një mrekulli. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top