You are here
Home > Futboll Bota > Mirësevini në futbollin e 2019! Ra “Facebooku” dhe “Instagrami”, Chelsea nuk zyrtarizoi trajnerin

Mirësevini në futbollin e 2019! Ra “Facebooku” dhe “Instagrami”, Chelsea nuk zyrtarizoi trajnerin

E kemi përsëritur prej kohësh, futbolli i sotëm që ne shijojmë, është padyshim i rrjeteve sociale. Kjo jo vetëm sa i përket lojtarëve dhe “sëmundjes” së tyre për të qënë në qendër të vëmendjes, por edhe vetë mënyrën sesi po funksionon ky sport.

Kulmi ka ardhur nga një skuadër me emër të madh në Europë, Chelsea. Të gjithë jemi në dijeni të një problemi që ka ardhur në ditën e djeshme me serverat e “Facebook” dhe “Instagram”, të cilat nuk kanë punuar si gjithmonë.

E gjitha kjo ka sjellë edhe shtyrjen e zyrtarizimit të trajnerit të ri të Chelsea, Lampard. Të paktën kjo është ajo që raporton “Mirror”, e cila shkruan se në formë zyrtare kjo marrëveshje do të bëhej publike në ditën e djeshme, por është shtyrë për shkak problemit që kishin rrjetet sociale. Deri diku mund të duket llogjike pasi “blutë” kanë 17.4 milionë ndjekës në “Instagram” dhe 48 milionë në “Facebook”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top