You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Miqësore me ekipe të Seria A dhe afruan sulmuesin “e zhurmshëm”, sa shumë jehonë ekipi shqiptar

Miqësore me ekipe të Seria A dhe afruan sulmuesin “e zhurmshëm”, sa shumë jehonë ekipi shqiptar

Sa shumë jehonë ka bërë ekipi i Kamzës në kohët e fundit. Këtu nuk po flasim vetëm për territorin shqiptar, por edhe për atë të huaj. Një goditje e papritur në merkato do të ishte ajo me sulmuesin 27-vjeçar, David Izazola.

Flasim për një lojtar që ka luajtur edhe me Kombëtaren e Meksikës, ka luajtur në Spanjë dhe në kontinente të ndryshme. Jehona e këtij afrimi të Kamzës ishte vërtet e madhe, aqsa shumë gazeta sportive spanjolle e kanë qarkulluar emrin e klubit të Superiores, falë marrëveshjes me “të zhurmshmin” Izazola.

Sikur të mos mjaftonte një gjë e tillë, Naim Qarri ka bërë publike për “Panorama Sportin” edhe një tjetër dakortësim. Gjatë kohës që ekipet tona do të përgatiten për vazhdimin e kampionatit, Kamza do të ketë luksin për tu ndeshur me dy ekipet e Seria A. Bëhet fjalë për Spalin dhe Udinezen, ndërsa datat e sakta do të bëhen të ditura në ditët në vijim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top