You are here
Home > Kombëtarja > Mihaj ia del për mrekulli në eksperimentin e PAOK, tjetër “PO” edhe për Ergys Kaçen

Mihaj ia del për mrekulli në eksperimentin e PAOK, tjetër “PO” edhe për Ergys Kaçen

PAOK ka barazuar ndaj Zwolles me rezultatin 2-2 në miqësoren e djeshme, me ekipin grek po vazhdon përgatitjet për kampionatin në sezonin e ardhshëm dhe “Champions League”. Në këtë përballje kishte vend edhe për shumë eksperimentime nga ana e trajnerit Ferrera.

Futbollisti i Shqipërisë, Enea Mihaj, ka luajtur sërish nga minuta e parë si titullar. Por këtë herë nuk u provua në qendrën e mbrojtjes siç jemi mësuar zakonisht të ndodh, por në krahun e djathtë të saj. Një eksperimentim ku Mihaj i është përgjigjur në mënyrë të përsosur, pasi sipas mediave greke ka qënë pozitiv me performancën e tij.

Për të vazhduar më tej, një tjetër ndeshje të mirë ka bërë edhe Egys Kaçe. Mesfushori i Shqipërisë po i bind gjithmonë e më shumë drejtuesit e PAOK për të qëndruar në këtë ekip, ndërsa në ndeshjen e djeshme u aktivizua në minutën e 46. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top