You are here
Home > Kombëtarja > Mesfushori me origjinë shqiptare shënon për Dortmundin, talenti 16-vjeçar kërkon vëmendje

Mesfushori me origjinë shqiptare shënon për Dortmundin, talenti 16-vjeçar kërkon vëmendje

Në “Youth League”, arena europiane kryesore sa i përket futbollit të të rinjëve, ka arritur të shënojë edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Rilind Hetemi.

Futbollisti 16-vjeçar ka arritur të shënojë në minutën e 78 të takimit, duke vendosur edhe fatin e ndeshjes. Dortmundi dhe Monako u ndan në një barazim me rezultatin 1-1, me talentin shqiptar që mori vëmendjen kryesore.

Lojtari shqiptar ka dy pashaporta, atë shqiptare dhe atë gjermane. Për momentin ai është pjesë e të rinjëve të Gjermanisë, ndërsa ka dalë nga akademia e Dortmundit. Hetemi është padyshim një nga ato thesare me shumë vlerë për Shqipërinë, megjithëse mbetet të shihet se kush do të jetë vendimi përfundimtar i djaloshit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top