You are here
Home > Kombëtarja > Mes presionit të gabimeve dhe këshillave të Peruzzit, ja suksesi i Strakoshës

Mes presionit të gabimeve dhe këshillave të Peruzzit, ja suksesi i Strakoshës

Nëse Lazio mund të përballojnë luftën për një vend në Champions League me qetësinë për të luajtur ndaj Interit për dy rezultate nga tre të mundshme, atëherë gjithçka varet nga Strakosha.

Sfida kundër Atalantas konfirmon kualitetin e Strakoshës. Kurajë, reflekse dhe kapacitet për të kaluar gabimet.

Gjithçka që i duhet një portieri të nivelit të lartë. Edhe pse Strakosha në javët e fundit nuk po ofronte shumë siguri si te shokët e skuadrës ashtu edhe te tifozët. Por pas ndeshjes me Atalantën, ky mendim ndryshoi. S’ka më gabime! Në moshën 23-vjeçare sigurisht që mund të ketë luhatje. E rëndësishme është të përmirësohesh. Dhe portieri shqiptar është përmirësuar në maksimum.

Meritë kanë edhe ata që kanë besuar te Strakosha. Janë të paktë dhe numërohen me gishta. Dy janë të sigurt: I pari është Tare dhe i dyti është Peruzzi.

Të dy nuk kanë kërkuar asnjëherë zgjidhje nga jashtë, të bindur se kanë në dorë zgjidhjen më të mirë. Në fakt kishin të drejtë. Atij që i duhej dhënë dorë ishte pikërisht në shtëpi, pikërisht Strakosha. Portieri shqiptar e ka fituar me meritë vendin e titullarit, pas shumë sakrificash.

Në këtë aspekt, prezenca e Peruzzit e ka ndihmuar shumë Strakoshën.

Portieri shqiptar iu besuar pikërisht një legjende të portës italiane, ish-“gardianit” të Juventusit për 8 vite (1991-1999) dhe Lazios për 7 vite (2000-2007).

Peruzzi është këshilltari personal i Strakoshës te Lazio. I ka qëndruar gjithnjë pranë. Këshilla të nevojshme për t’u përmirësuar në prekjen e topit dhe në sjellje me shokët e ekipit.

Rezultati? Një portier kurajoz! Një futbollist si Strakosha që në krahasim me lojtarët e rinj të pozicionit të tij, ai është në gjendje të komandojë mbrojtjen me qetësi. Pavarësisht gabimeve, Strakosha nuk u përkul kurrë përpara presionit të të qenit titullar. Lazio i besoi dhe tashmë nuk e lëshon më! /vipsport

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top