You are here
Home > Kombëtarja > Mes koresh rraciste kundrejt shqiptarëve, një turp i madh për Vardarin

Mes koresh rraciste kundrejt shqiptarëve, një turp i madh për Vardarin

Një turp i madh për Vardarin kundrejt shqiptarëve, ndërsa është mbyllur derbi me Shkëndijën e Tetovës. Gjithçka ka përfunduar me rezultatin 2-2, ku vendasit kanë qenë dy herë në avantazh, megjithatë ekipi që drejtohet nga Ernest Gjoka ka rikthyer ekuilibrat falë dopietës së Imerit.

Ky ishte maksimumi që mund të merrej në këtë përballje sa i përket trajnerit shqiptar, pasi luante ndaj vendit të parë në kampionat dhe mbi të gjitha, në një vend armiqësor. Pavarësisht tragjedisë së madhe që përjetoi Shqipëria dhe kur e gjithë Europa është sensibilizuar me këtë rast, tifogrupi “Komiti” nuk ka ndaluar me koret: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top