You are here
Home > Kombëtarja > Mes Gjimshitit dhe Mihajt, mbrojtja te Shqipëria ka vetëm Ismajlin të garantuar

Mes Gjimshitit dhe Mihajt, mbrojtja te Shqipëria ka vetëm Ismajlin të garantuar

Kualifikueset e Europianit po afrohen, atje ku Shqipëria pritet të zhvillojë takimin e parë ndaj Turqisë. Një ndeshje e vështirë do të jetë kjo për kuqezinjtë, që do të vendosin shumë për vazhdimësin që në ndeshjen e parë.

Nëse një fitore do të vinte ndaj këtij kundërshtari direkt, atëherë do të rritej së tepërmi edhe morali. Ndërkohë një nga pikët e dobëta të Shqipërisë gjatë ndeshjeve të fundit, nga ku kemi marrë rezultate negative, ka qënë qendra e mbrojtjes.

Më parë aty do të vinte edhe suksesi i Kombëtares, që arriti deri në Francë, pasi kundërshtarët e kishin të pamundur të gjenin hapësira në prapavijë. Tashmë që “Liga e Kombeve” ka përfunduar, pritet të ndryshohet rrënjësisht edhe mbrojtja e Shqipërisë. Ardian Ismajli është i padiskutueshëm me vendin e titullarit, falë formës fantastike që po kalon me Hajdukun e Splitit.

Një siguri e madhe për prapavijën tonë, ndërsa vendi tjetër pritet të ndahet mes Gjimshitit dhe Mihajt. Ky i fundit ka besimin e madh të trajnerit, ndërsa mjaftojmë të veçojmë faktin se Panuçi e bindi pasi mbrojtësi kishte thënë shumë herë “JO” kuqezinjve. Me Panetolikosin ka treguar një formë të mirë pas ardhjes nga dëmtimi. Nga ana tjetër është edhe Gjimshiti, që përtej disa lëkundjeve të vogla, po tregon siguri me Atalantën. Ky balotazh do të vazhdojë deri në fund, megjithëse duhet të presim formën e lojtarëve në prag të takimit me Turqinë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top