You are here
Home > Kryefaqja > Mertens/ Nuk mjaftojnë as 10 pamje për të kuptuar golin, tani kalohet edhe Maradona

Mertens/ Nuk mjaftojnë as 10 pamje për të kuptuar golin, tani kalohet edhe Maradona

Napoli e ka humbur me rezultatin 1-2 takimin e djeshëm ndaj Atalantës, me miqtë që i afrohen edhe më shumë arritjes në “Champions League”. Goli i vetëm për futbollistët e Ançelotit u shënua nga Mertens, që vazhdon rrugëtimin e tij në histori.

Tashmë belgu ka realizuar 80 gola me këtë fanellë, duke iu afruar më shumë se kurrë legjendës Maradona. Ky i fundit ka arritur të shënojë 81 gola, ndërsa dy vendet e para, mbahen nga Marek Hamshik me 100 gola dhe Antonio Vojak me 102 gola.

Por edhe më i çuditshëm, ishte vetë realizimi i Mertensit ndaj Atalantës. Pas një krosimi të ardhur nga Malkuit, sulmuesi belg e dërgoi topin në rrjetë, i ndihmuar deri diku edhe nga mbrojtësi Mancini. Një nga realizimet e veçanta që edhe kur jepej ritransmetim, nuk mund të kuptohej qartësisht nëse ishte një vepër e gjitha e Mertensit, apo kishte një devijim nga lojtari kundërshtar.

Faktikisht belgu provoi dhe dhuroi spektakël me mënyrën që zgjodhi për të shënuar, por një dorë i është dhënë edhe nga ana e Mancinit. Në lidhje me këtë çështje kanë reaguar edhe mediat e njohura italiane, që e cilësojnë si një nga rastet më të rralla në Itali, pasi nuk mund të kuptohet nëse flitej për një gol ose autogol. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top