You are here
Home > Kombëtarja > Memushaj është një model te Kombëtarja: Dhuratën ia lëmë nesër Rejas

Memushaj është një model te Kombëtarja: Dhuratën ia lëmë nesër Rejas

Shqipëria do të zhvillojë nië finale të vërtetë ndaj Turqisë në ditën e nesërme, për kualifikueset e Europianit. Asnjë rezultat tjetër veçse fitores nuk i bën punë kuqezinjve për të vazhduar ëndrrën e ndezur pas fitores me Islandën.

Në prononcimin para medias ka qenë edhe kapiteni i Kombëtares, Ledian Memushaj. Futbollisti kuqezi ka dhënë një shembull duke thënë se do të ishte më i kënaqur që kapiteni në këtë përballje të ishte Hysaj ose Mavraj, që mungojnë për shkak të dëmtimeve.

“Jam i kënaqur që mbaj shiritin. Por do të isha më i kënaqur që në vendin tim të ishte Elseidi ose Mërgimi. Janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Jemi përgatitur mirë këtë javë dhe do të kërkojmë të japim maksimumin. Do të jetë e vështirë edhe për Turqinë. Kur fituam me Turqinë kemi lozur mirë, vetëm se unë dola me karton të kuq. Nëse dal edhe nesër me karton të kuq dhe ne fitojmë, është mirë(qesh). Dhuratën e datëlindjes trajnerit Reja shpresojmë t’ia japim nesër”, ka thënë Memushaj.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top