You are here
Home > Kombëtarja > Me shpejtësinë e Boltit dhe realizimin e Ronaldos, mbreti shqiptar i së dielës ishte… TAHIRAJ

Me shpejtësinë e Boltit dhe realizimin e Ronaldos, mbreti shqiptar i së dielës ishte… TAHIRAJ

Sa shumë pasqyrim në ditën e djeshme pati për golat e Kaçes, Grezdës dhe Gjimshitit, por kemi harruar pa pasqyruar golin më të bukur të ardhur nga një shqiptar në ditën e djeshme, Francesko Tahiraj.

Futbollisti 19-vjeçar luan në Slloveni me Aluminij dhe kjo është arsyeja se përse realizimi i tij ka bërë pak jehonë, pasi nëse e marrim golin e tij, është për kornizë. Një top i gjatë nga mbrojtja dhe Tahiraj që me shpejtësinë e Usain Boltit, i lë targën kundërshtarit, ndërsa me saktësinë e Kristiano Ronaldos, driblon portierin kundërshtar dhe e dërgon topin në rrjetë.

Asgjë më shumë, por një kryevepër e vërtetë. Tahiraj në 15 ndeshje në Slloveni ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asist, ndërsa është e ardhmja e kombëtares shqiptare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top